Korrupsion, aq shpesh e dëgjojmë këtë fjalë sa që kamë drojë se më do ta humb edhe kuptimin. Ka pasoja afatgjate që kufizojnë gjasat për sukses të një vendi, theksoi Kejt Meri Bërnz ambasadorja e SHBA-së në RMV, gjatë Forumit të sotshëm rajonal “Lufta kundër korrupsionit: Ballkani Perëndimor në fokus”.
Për ambasadoren Bërnz e rëndësishme është të dihet se duhet të luftojmë kundër korrupsionit. Kur qytetarët ndjejnë se nuk mund të kenë sukses në sistemin e tyre për shkak administratorëve të korruptuar apo praktikave koruptive, theksoi ajo, kjo e shpalos thelbim e shoqërisë.
Ajo theksoi se korrupsioni e dëmton besimin në institucione, të gjitha bazat e demokracisë, ndërsa forcat anti-demokratike e përdorim korrupsionin për të minuar demokracinë në kombët e lira.
Ambasadorja Bërnz ka theksuar avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve tjera në rajon, duke përmenduar se vendi jonë kishte ngritje për 24 vende në listën e percepcionit për korrupsion.
“Do të dëshironim të qëndrojmë në këtë moment të lëvizjes, por akoma kemi edhe shumë punë”, tha Bërnz.
Ajo shtoi se korrupsioni ka forma të ndryshme dhe nuk janë vetëm paratë në zarf dhe nuk ndodh vetëm në nivelet më të larta të Qeverisë.
“Mësuam se qytetarët ndonjëherë nuk mund të marrin, për shembull, certifikatë të lindjes pa paguar ryshfet. Dhe ky është korrupsion, dhe është i gabuar dhe i dëmshëm. Është korrupsioni ai që ngadalëson progresin. Lufta kundër korrupsionit është një nga të drejtat themelore të njeriut dhe nga ky vit do të përfshihet edhe gjyqësori. Në Maqedoni të Veriut, për shembull, ka shumë presion mbi gjykatësit dhe e gjithë kjo mund të jetë tregues i korrupsionit dhe në rastin më të mirë mund ta bëjë sistemin gjyqësor të ndjeshëm ndaj korrupsionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar shumë në sistemin gjyqësor në Maqedoni të Veriut për të mbyllur këto dobësi dhe ne duam të shohim se investimet tona janë të vlefshme me sistem gjyqësor që është i drejtë për të gjithë”, deklaroi Bërnz.
Sipas saj, Qeveritë mund të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe tha se zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska po punon në mënyrë aktive për promovimin e praktikave të mira, por theksoi se këto praktika kërkojnë vullnet politik.
Ajo shpreson që ata që janë të përkushtuar ndaj ndryshimit nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e asaj që ishte e drejtë.
Në konferencën e organizuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Lidershipi për zhvillim dhe integritet në Evropën Juglindore (SELDI), Alan Xhons nga BE – Bruksel informoi se globalisht BE-ja ka shumë mjete të mira në dispozicion, dhe ato ende po forcohen në luftën kundër korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe të drejtave të njeriut.
BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet në këtë fushë, tha ai, duke theksuar se në kuadër të IPA 2 sigurohen shuma të mëdha për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, që arrijnë në 140 milionë euro për 12 vende, dhe me IPA 3 do të ketë sektor të veçantë për sundimin e ligjit.
Xhons informoi që së bashku me OSBE-në ata monitorojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me qëllim identifikimin e problemeve sistematike që pengojnë drejtësinë dhe efektivitetin dhe për të pasur institucione të forta që do t’i rezistojnë korrupsionit.
Snezhana Petijeviq, menaxhere e projektit (KRIK), duke iu referuar situatës në Serbi, tha se institucionet serbe nuk janë të lira dhe nuk po e bëjnë punën e tyre. Sipas saj, në Serbi nuk ka asnjë rast në 10 vitet e fundit që të jetë zgjidhur në aspektin e korrupsionit të lartë dhe asnjë rast nuk është hetuar. Petijeviq informoi se mediat zbuluan dhe vërtetuan korrupsion për politikanë në pozita të larta, por asnjëri prej tyre nuk u sanksionua, përkundrazi, tha ai, disa prej tyre janë shpërblyer.
Në Forum siç u paralajmërua, do të mbajnë fjalime ministrat e Drejtësisë nga Ballkani Perëndimor, lider të shoqërisë civile, redaktorët hulumtues dhe përfaqësues ndërkombëtar