Sot, në mbledhjen 9-të të Këshillit Komunal, këshilltarët komunal të Lëvizjes BESA dhe partnerët e koalicionit, votuan PRO pezullimit të bllokut urban 57/A me çka TETOVA shpëton nga ngulfatja e ndërtesave pa kriter, pa parqe dhe gjelbërim. Premtimi ynë elektoral gjeti vendin e duhur. Jemi zotuar për t’a bërë Tetovën një qytet më të mirë, me standarde Evropiane dhe ndërtime ligjore dhe me kriteret e nevojshme.Falënderoj të gjithë këshilltarëve që ishin përkrah kësaj iniciative. Falënderoj qytetarëve për durimin dhe bashkëpunimin e treguar.