3.5 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaErdogan: Turqia e gatshme, të veprojë si një vend garantues për Ukrainën

Erdogan: Turqia e gatshme, të veprojë si një vend garantues për Ukrainën

Turqia është e gatshme, në parim, që të veprojë si një vend garantues për Ukrainën, sipas një deklaratë të presidentit turk Tajip Erdogan, sipas skynews.

Erdogan tha se detajet duhet të diskutohen duke shtuar se vendimi i Moskës për të reduktuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit dhe Chernihiv ishte “me të vërtetë i rëndësishëm”. Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.

Turqia priti negociatorët e të dyjave palëve për bisedimet e para ballë për ballë gjatë kësaj jave.

“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet që garanton sigurinë e Ukrainës, por sigurisht që detajet  duhet të disktuohen”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments