5.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaTërhiqen të gjitha trupat ruse që pushtuan Çernobilin

Tërhiqen të gjitha trupat ruse që pushtuan Çernobilin

Ukraina ka njoftuar se të gjithë trupat ruse që pushtuan centralin bërthamor të Çernobilit tashmë janë larguar nga zona, ndërkohë që pak më parë u raportua se vetëm një pjesë e vogël e tyre ishin tërhequr.

“Sipas stafit të termocentralit bërthamor të Çernobilit, tani nuk ka të huaj në vend,” tha firma shtetërore bërthamore Energoatom.

Forcat ruse janë tërhequr gjithashtu edhe nga qyteti i afërt i Slavutych, ku jetojnë punëtorët në Çernobil. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tani po përgatitet të dërgojë një mision në objektet e mbetjeve radioaktive në Ukrainën veriore.topchannel.al

Çernobili u kap nga trupat ruse menjëherë pasi pushtimi i Ukrainës filloi më 24 shkurt, megjithëse stafi ukrainas mbeti në dhomën e kontrollit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments