5.5 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaSynimi i Rusisë për të marrë tërë Ukrainën është “shpërbërë”, tha shefi...

Synimi i Rusisë për të marrë tërë Ukrainën është “shpërbërë”, tha shefi ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar

Kreu i forcave të armatosura britanike, Admirali Sir Tony Radakin tha se Mbretëria e Bashkuar ishte “tepër e kujdesshme” për të besuar pretendimet ruse për tërheqjen nga kryeqyteti Kiev, por tha se duket se kishte shenja se Kremlini po përgatitej të përqendronte përpjekjet e tij në lindje dhe jug të Ukrainës.

“Ne kemi filluar të shohim indikacionet e hershme të zhvendosjes së atyre forcave nga Kievi dhe tërheqjes në Rusi dhe Bjellorusi. Ky në vetvete është një evolucion i vështirë për Rusinë, sepse ata po e bëjnë këtë nën kontakt, kështu që forcat e armatosura të Ukrainës do t’i sulmojnë ato forca ruse ndërsa ato tërhiqen.”, tha ai.

Radakin, i cili zëvendësoi gjeneralin Sir Nick Carter në postin e lartë në fund të vitit të kaluar, paralajmëroi se javët e ardhshme do të “vazhdojnë të jenë shumë të vështira” për Ukrainën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Por në shumë mënyra, Putini tashmë ka humbur. Larg nga të qenit manipuluesi largpamës i ngjarjeve që ai do të na bënte të besojmë, Putini e ka dëmtuar veten përmes një sërë gjykimesh të gabuara katastrofike.”./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments