Lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate.
“Fitore bindëse. Ne fituam 43%”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
“Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shtuar ai