20.2 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaJohnson thotë se nuk është anti-rus por anti-Putin

Johnson thotë se nuk është anti-rus por anti-Putin

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i pyetur në lidhje me një citim nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha më herët se Boris Johnson ishte “pjesëmarrësi më aktiv në garën për të qenë anti-rus”, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar këmbënguli se ai “nuk ishte anti-rus”.

Ai tha se kishte simpati për popullin rus – por jo për liderin e tyre Vladimir Putin, transmeton rtv21.tv.

“Ne të gjithë pajtohemi se ajo që po bën Putin është krejtësisht katastrofike, pushtimi i tij në Ukrainë është çnjerëzor dhe barbar dhe sjellja e atij pushtimi po kalon në atë lloj sjelljeje që nuk e kemi parë në kontinentin e Evropës për 80 vjet”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments