Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se shteti i tij po investon mbi 60 milionë euro për energji diellore në Kosovë.
Rohde me anë të një postimi në “Twitter”, është shprehur se kjo po bëhet për të mbështetur tranzicionin botëror të energjisë. “I lumtur që po nisim investimin në energji diellore për Kosovën me një investim prej 60.6 milionë euro nga Gjermania bashkë me kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar ai.