Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Albright.
Presidentja shkruan se, Albright, na shumë shumë shpresë, kur nuk e kishim atë, dhe u bë zëri ynë e krahu unë kur nuk kishim as zë e as krah.
Postimi i plotë
E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht.