Në një bisedë të drejtpërdrejtë, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë armë biologjike ose kimike në Ukrainë.
Pretendimet e Rusisë se Ukraina po përdor armë të tilla ose se Shtetet e Bashkuara duan t’i përdorin ato “duken si një kërcënim i nënkuptuar që vetë Putini po e shqyrton përdorimin e armëve të tilla”, citon gazeta gjermane të ketë thënë Scholz.
“Prandaj, ishte e rëndësishme për mua personalisht t’i thoja atij, qartë dhe drejtpërdrejt: Kjo do të ishte e papranueshme dhe e pafalshme”, tha kancelari Scholz për Die Zeit.
Ai po ashtu ishte i qartë se Gjermania nuk e mbështet idenë që NATO të dërgojë ‘trupa paqeruajtëse’ apo të vendosë një zonë ndalim fluturimi në Ukrainë.
Scholz doli kundër edhe sanksioneve të mëtejme, duke thënë se sanksionet ndaj gazit rus do ta çojnë Europën në recesion