5 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHalil Snopçe: ASH kundër modelit me 1 njësi zgjedhore (Video)

Halil Snopçe: ASH kundër modelit me 1 njësi zgjedhore (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) nuk do ta mbështesë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin parashikohet ndryshimi i modelit zgjedhor në vend, nga 6 njësi në 1 njësi zgjedhore. Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, tha se vendi duhet të ndahet në 8 njësi zgjedhore pasi, sipas tij, edhe modeli aktual me 6 njësi ka mangësi të shumta.

“Ne si ASH nuk do ta përkrahim pr/ligjin për ndarjen e shtetit vetëm në 1 njësi zgjedhore. Në jemi kundër kësaj. Dëshiroj të theksoj se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në historikun 30 vjeçar të shtetit tonë çdo herë janë sjellur me konsensus të katër partive më të mëdha politike në shtet. Nëse institohet që ky ndryshim të bëhet pa konsensus atëherë do të thehet një parim që do të implikojë edhe probleme tjera dhe mosmarrëveshje tjera. Ne nuk pajtohemi as me ndarjen aktuale të shtetit në 6 njësi zgjedhore me nga 20 deputetë, pasi diskrimohen votuesit në njësitë zgjedhore më shumicë shqiptare. Ne kemi propozuar që shteti të ndahet në 8 njësi zgjedhore, conform ligjit për zhvillim të barabart rajonal që nuk është propozim politik, por është propozim i bazuar në shkencë”, tha Snopçe./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments