10.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Darko Kaevski nga "gurguliç" përmes postit zyrtarit të LSDM-së u bë...

VMRO-DPMNE: Darko Kaevski nga “gurguliç” përmes postit zyrtarit të LSDM-së u bë milioner

Darko Kaevski është vetëm 30 vjeç dhe ka 4 milionë në bankë dhe një apartament prej 60 metrash katrorë në emër të tij.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që mezi mbijetojnë, Kaevski pati fatin që ishte zyrtar i LSDM-së, deputet dhe drejtor i AMS-së. Por edhe kjo nuk e justifikon pasurinë e tij, pasi nëse nuk do të kishte harxhuar asnjë qindarkë nga të ardhurat e tij për 6 vite mund të kishte blerë vetëm apartamentin, por jo 4 milionët në llogarinë e tij.

Kaevski nuk ka asnjë arsyetim për pronën e tij. Ashtu siç nuk kanë justifikim as Zoran Zaev e as Dimitar Kovaçevski.

KSHPK të hapë një rast dhe të zbulojë se si Kaevski në moshën vetëm 30 vjeçare ka fituar 4 milionë në llogarinë dhe banesën e tij dhe a ka shpërdoruar pozitën për këtë?!

Me respekt,

Qendra për Komunikim VMRO-DPMNE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments