Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi sot një “rreth shtetrrethimi të intensifikuar” në kryeqytetin ukrainas nga ora 20:00 (me orën lokale) deri në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës.
Kryebashkiaku Klitschko tha se dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit nuk do të hapen të martën. Disa pjesë të qytetit janë nën zjarr të vazhdueshëm nga forcat ruse.“I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi – ose në strehimore kur bie alarmi”, tha ai