5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeKurti për mediat e huaja : Në Hagë po mbahen ata që...

Kurti për mediat e huaja : Në Hagë po mbahen ata që luftuan për liri; Vuçiçi është ‘kukulla e Kremlinit’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për gazetën italiane ‘’La Repubblica’’, për çështje të shumta duke nisur nga raportet me Serbinë e deri te ish krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Kurti, në këtë intervistë tha se presidentin serb, Aleksandar Vucic, nuk e sheh si të tillë por si një ‘’kukull të Kremlinit’’, që sundon një vend që “imiton Rusinë edhe pse nuk është”.

“BRSS është kthyer në një oktapod me Federatën Ruse në qendër dhe tentakulat e saj: Donbass, Krimea, Transnistria, Osetia e Jugut. Ish-Jugosllavia është një oktapod me Serbinë në qendër, entiteti serb në Bosnje, subjekt në Mal të Zi që nuk e njeh pavarësinë e tij dhe strukturat ilegale në veri të Kosovës”’’, tha Kurti ndër të tjera.

Ai tutje përmendi edhe dënimin e agresionit rus nga Kosova, duke thënë se Putin nuk dëshiron të ulet në bisedime me Zelensky por me Biden.

“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus. Na tronditi por nuk u befasuam. Putini nuk dëshiron të ulet për të negociuar me Zelensky, ai dëshiron ta bëjë atë me Biden. Ai dëshiron të rishkruajë historinë’’, tha Kurti tutje.

Ai u pyet edhe për ish krerët e UÇK’së që tani po mbahen në Hagë, gjë të cilën e cilësoi si të padrejtë.

“Ata bënë luftë të fortë me Serbinë, ne patëm dy mijë dëshmorë. Është e pabesueshme të kesh politikanë të lartë të Kosovës në burg të cilët luftuan për liri, kurse ministri i dikurshëm i Slobodan Milosevic tani bashkëpunon me Putin’’.

‘’Ky është një nga paradokset europiane’’, tha Kurti./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments