17 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaZyrtarisht Komuna e Tearcës është anëtare e Federates Botërore të Komunave Turke.

Zyrtarisht Komuna e Tearcës është anëtare e Federates Botërore të Komunave Turke.

Federata e Komunave Botërore Turke (TDBB) punon në disa lëmi, si që janë: institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, menaxhimi i qyteteve, shërbimet komunale ,shërbimet arsimore dhe organizon projekte dhe aktivitete të ndryshme për të forcuar vëllazërinë (binjakëzimin), solidaritetin dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të Federatës. Marrëdhëniet e qyteteve të binjakëzuara japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e komunave tona dhe falë shkëmbimit të përvojës, ato mundësojnë të punohet në shumë fusha si bashkëpunimi ekonomik, afrimi social dhe kulturor mes qyteteve, mbrojtja e trashëgimisë historike, zhvillimi i qëndrueshëm dhe aktivitete të përbashkëta lobimi.Zyrtarizimi i anëtarësimit me të drejtë të plotë është konfirmuar që nga data 24.09.2021 por, një akt i tillë komuna e pranoi këto ditë.Komuna e Tearcës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë maksimale, për të qenë pjesë e pandashme e kontributit të saj në federatë, me të vetmin qëllim që, qytetarët të jenë shfrytëzuesit e të mirave të përgjithshme.info7.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments