16.7 C
Tetovo
E diel, 29 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaDita 26 e luftës/ Ukraina nuk pranon dorëzimin e Mariupolit! Sulm në...

Dita 26 e luftës/ Ukraina nuk pranon dorëzimin e Mariupolit! Sulm në qendrën tregtare në Kiev

Dita e 26 të luftës në Ukrainë.

Ukraina ka refuzuar një ultimatum rus  që të dorëzohet qyteti i Mariupolit, ku rreth 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar, duke siguruar kalim të sigurt nga porti nëse kjo ndodh. Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha më herët për BBC se premtimet humanitare të Moskës nuk mund të besohen, duke u zotuar se forcat ukrainase do të luftojnë. Situata në qytet, i cili është i rrethuar nga trupat ruse dhe i shkatërruar nga bombardimet, është si “ferri në tokë”, pasi furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë.

Sulmet në qytete të tjera të Ukrainës vijojnë, disa shpërthime të forta u raportuan nga Kievi, ku autoritetet thanë se shtëpitë dhe një qendër tregtare u goditën, duke shkaktuar katër viktima.

Ministria e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, ndërsa ndodhen 24 km nga qendra e qytetit. Ndërkohë, ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët u thanë banorëve të qytetit që të largohen në një rreze prej tre miljesh, sepse gazi është i rrezikshëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi Izraelin për hezitimin e tij për të dërguar teknologjinë e mbrojtjes raketore në Ukrainë Në një fjalim në parlamentin izraelit, ai tha: Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes nga raketat janë më të mirat… ju patjetër që mund t’i ndihmoni njerëzit tanë.

10:00 Odesa, objektivi tjetër ‘logjik’ për Rusinë

Gjenerali Sir Richard Barrons tha për programin Today të BBC Radio 4 tha se qyteti port ukrainas i Odesës është objektivi i radhës i Rusisë në jug.  Marrja e Odesës do të izolonte ekonominë e Ukrainës nga rrugët tregtare nëpërmjet Detit të Zi. Rusët do të mbajnë nën presion Kievin ndërkohë, shton ai, sepse ajo është qendra politike e Ukrainës. Ai shtoi se rusët e dinë se Odesa është një qytet i madh dhe i mbrojtur mirë.

8:50 Forcat e Armatosura të Ukrainës: Shtatë objektiva ruse u goditën

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se shtatë objektiva ajrore ruse u goditën gjatë të dielës. Objektivat ishin një avion, katër mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy raketa lundrimi. Ai thotë se ka pasur një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia. Në rajonet Donetsk dhe Luhansk thuhet se po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse.

8:25 Zelensky: Jeruzalemi vendi i duhur për bisedime

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

8:20 Bombardimet në Kiev rritet bilanci i viktimave

Katër persona kanë vdekur pas bombardimeve të disa banesave dhe një qendre tregtare në Kiev. Në një postim, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit janë ende duke shuar zjarrin e madh në vendin e sulmit. Pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.topchannel.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments