Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se nuk planifikon sërish të kandidojë për pozitën e njëjtë pas skadimit të mandatit në nëntor të këtij viti. E pyetur nëse do konkurronte për pozitën e kryeprokurorit, nëse prokurori shtetëror Ljubomir Joveski bëhet gjyqtar kushtetues, Rusoska tha;- Advertisements –
“Të them të drejtën nuk kam menduar shumë, sepse tani kemi prokuror të shtetit. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj, tha Ruskoska.