12.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaZelensky në fjalimin para Bundestagut gjerman: Ndihma erdhi shumë vonë

Zelensky në fjalimin para Bundestagut gjerman: Ndihma erdhi shumë vonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre “erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën”.

“Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”, pyeti ai gjatë fjalimit.

Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë për interesat e biznesit të vendit në Rusi.

“Ne mund të shohim gatishmërinë tuaj për të vazhduar të bëni biznes me Rusinë dhe tani jemi në mes të luftës së ftohtë. Dhe përsëri kjo është diçka që nuk keni arritur ta shihni. Ju ende po mbroni veten pas një muri që nuk ju bën të mundur të shihni atë që po kalojmë”, ” tha Zelesnky.

Ai përfundoi duke i bërë thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve. /Zëri

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments