2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaMoskë: Aeroporti më i madh i Rusisë po mbyll terminalet

Moskë: Aeroporti më i madh i Rusisë po mbyll terminalet

Aeroporti Ndërkombëtar Sheremetjevo i Moskës, aeroporti më i madh i Rusisë, ka mbyllur përkohësisht disa nga terminalet e tij dhe ka ndaluar projektet e reja të investimeve.

Nga aeroporti thonë se terminalet E dhe D u mbyllën përkohësisht për shkak të uljes së trafikut të pasagjerëve për shkak të sanksioneve. Gjithashtu u theksua se pista e tretë në aeroport ishte e mbyllur.

Masat e marra do të jenë të vlefshme deri në kthimin e qarkullimit të pasagjerëve”, thuhet në njoftim.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë dhe Rusia gjithashtu ka zbatuar një vendim të ngjashëm për sanksionet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments