7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRegjistrimi i popullsisë merr dritën jeshile në Qeveri

Regjistrimi i popullsisë merr dritën jeshile në Qeveri

Propozim-Ligji për Regjistrimin e popullsisë dhe amvisërisë sot u aprovua në seancë qeveritare pasi partnerët e koalicionit tejkaluan dallimet lidhur me nënshkrimin e dyfishtë nga drejtuesit e entit të statistikës.

Drafti i aprovuar parasheh që certifikimi i rezultateve të regjistrimit, përzgjedhja e instruktorëve shtetëror për 43 rajonet e regjistrimit, udhëzimet, si dhe të gjithë regjistruesit në terren, të bëhen me firmat e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të entit të statistikës. Autoritetet thanë se nuk do të ketë hapësirë për keqpërdorime, pasi që në periudhë prej tre muajsh pas regjistrimit, do të kenë mundësi të bëjnë verifikimin e të dhënave dhe pastaj t’i certifikojnë rezultatet finale.

“Regjistrimi i popullsisë, do të realizohet nga 1-21 prill të vitit 2020, proces i cili do të kushtoj rreth 8,5 milion euro. Në terren do të ketë nga një regjistrues, përveç në zonat shumë etnike, ku regjistrimi do të bëhet edhe deri në shtatë gjuhë të ndryshme. Regjistrimi pilot do të zhvillohet në qershor të këtij viti në dhjetë komuna.”- theksuan nga Enti Shtetëror i Statistikave

Risi, sipas kreut të Statistikave do të jenë edhe regjistruesit në terren. Por, ky fakt sipas ekspertëve mund të zgjoj polemika të keqpërdorimeve në ato rajone ku ka popullsi vetëm maqedonase.

Alsat mëson se pilot regjistrimi do të testohet në Komunën e Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Prilepit, Sveti Nikollës, Radovishit, Vallandovës, Dollnenit, Zelenikovës dhe të Kisella Vodës në Shkup.

Propozim-Ligji i aprovuar nga Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë do të dërgohet në procedurë parlamentare për miratim. Regjistrimi i fundit i popullsisë është realizuar në vitin 2002, ndërsa në vitin 2011 dështoi pesë ditë para mbylljes së procesit për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve shqiptar të komisionit për regjistrim e që kishin të bëjnë kryesisht për shkak të mosmarrëveshjes lidhur me regjistrimin e popullatës që jetojnë përkohësisht në diasporë. Dështimi i këtij regjistrimi është në procedurë parahetimore nga prokuroria speciale ndërsa protagonist janë kreu i integristëve, Ahmeti dhe ish kryeministri azilant, Nikolla Gruevskit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments