5.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeMëngjesi më i ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër...

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Kodër të Diellit.

Mëngjesi më i ftohtë është në Berovë me -3 gradë, në Kodër të Diellit, Pretor dhe Manastir -1, kurse në Mavrovë Anovi dhe Ohër zero gradë. Maksimumi tre gradë janë regjistruar në Shkup, afër Zajçev Ridit dhe në Demir Kapi, thonë nga EHMV.

Më së shumti borë ka Kodër të Diellit 49 centimetra, në Krushevë 47, kurse në Hanet e Mavrovës ku mbulesa e borës është 38 centimetra.

Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm ka qenë i vranët me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor, sidomos në pjesët perëndimore. Gjatë natës do të ketë reshje të dobëta shiu në pjesët verilindore dhe lindore.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments