Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdojnë përpjekjet për të bindur Serbinë që të respektojë politikën e jashtme të BE-së për sanksionet kundër Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, por gjithashtu paralajmërojnë për pasoja të mundshme nëse Beogradi vazhdon të injorojë kërkesat e Brukselit.
“Serbia nuk është e bindur se sanksionet kundër Rusisë janë përgjigja e duhur për momentin. Ne po e bëjmë të qartë se cili do të jetë çmimi, nëse vendi është në anën e gabuar të konfliktit,” tha Michael Siebert, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Aksion të (EEAS), përgjegjës për marrëdhëniet me Rusinë dhe Partneritetin Lindor.gazetablic.com
Siebert i bëri këto pretendime në një diskutim në komitetin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian kushtuar luftës në Ukrainë, gjatë të cilit ligjvënësit evropianë pyetën se cilat do të ishin pasojat për refuzimin e Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Si një vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE, nga Beogradin pritet që të përafrojë politikën e saj të jashtme me politikat evropiane.
Presioni ndaj Serbisë është intensifikuar javët e fundit, kur BE-ja vendosi një sërë masash kufizuese kundër Rusisë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.
Një grup deputetësh i ka kërkuar tashmë Komisionit Evropian që të ngrijë përkohësisht bisedimet e pranimit në BE me qeverinë serbe dhe të mohojë mbështetjen financiare për Beogradin