Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e komentuar deklaratën e djeshme të Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i KE-së, Zhosep Borrell, se ka vullnet, por nuk mund të na premtojë datë për negociata, porositi të mos bëhen më shumë lëshime dhe se populli e meriton fillimin e negociatave me BE-në.
“Në kohën kur vinin Han dhe paraardhësit e tij na thoshin përmes Athinës. Tani vjen Borrelli dhe na thotë përmes Sofjes. Nesër një Zot e di se përmes kujt tjetër do të na thonë, ndërsa ky popull ka bërë kaq shumë lëshime dhe ky vend i vogël sa nuk e di se si nuk u vjen keq të shohin njerëzit në sy dhe të përsërisin të njëjtën gjë”, tha Mickoski në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5.
Mickoski theksoi se populli dhe shteti maqedonas meritojnë t’i fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian dhe të mos jenë objekt i poshtërimeve dhe shantazheve shtesë.
“Ky popull dhe ky shtet meritojnë që t’i fillojnë ato negociata, e të mos jetë objekt i poshtërimeve dhe shantazheve shtesë”, tha Mickoski.