18.5 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeSHBA aktivizoi “Task Forcën e Operacioneve Speciale Ballkanike” në Shqipëri

SHBA aktivizoi “Task Forcën e Operacioneve Speciale Ballkanike” në Shqipëri

Forcat e Armatosura të SHBA-së kanë aktivizuar në Shqipëri task-forcën e saj për operacione speciale në Ballkan, detyra e së cilës do të jetë pjesëmarrja në aksione të ndryshme. Një nga misionet, sipas mediave amerikane, do të jetë edhe kundërshtimi i forcimit të ndikimit rus. Me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë u mbajt një ceremoni, në të cilën foli ambasadorja e SHBA-së në atë vend, Yuri Kim.

Ajo tha se kishte disa arsye për praninë ushtarake amerikane në Ballkan, duke vlerësuar autoritetet shqiptare që nuk hezituan kurrë të vendosin forcat amerikane. Nuk mund të kërkonim një mik dhe aleat më të fortë e më besnik. “Lidhjet tona dypalëshe janë më të rëndësishme se kurrë”, tha ambasadorja Kim në një ceremoni në Tiranë.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Pelesi tha se Shqipëria do të shfrytëzojë mundësinë për të rritur standardet e forcave të saj operacionale. “Ne do të jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse lind nevoja, siç kemi bërë në Afganistan dhe më gjerë”, tha Peleshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments