6.7 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDita e tretë e protestës. Shoqërohen disa persona në polici, protestuesit bllokojnë...

Dita e tretë e protestës. Shoqërohen disa persona në polici, protestuesit bllokojnë disa akse rrugore

Sot ishte dita e tretë e protestës në Tiranë dhe qytete të tjera pasi qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të tjera.

Në Tiranë u mblodhën dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan rreth 2 orë para kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendosën në rrugën e Durrësit dhe tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Ata paralajmëruan se ditën e nesërme në orën 11:00 do të jetë protesta më e madhe pasi do të vijnë edhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ditën e sotme, situata e tensionuar ishte në Durrës ku qytetarët bllokuan rrugët e qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments