19.1 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaRusia nxit Serbinë për të hapur konflikte në Ballkanin Perëndimorë

Rusia nxit Serbinë për të hapur konflikte në Ballkanin Perëndimorë

– Rusia ka të ngjarë të zgjerojë konfrontimin e saj me perëndimin duke i bërë presion Serbisë për të mohuar pavarësinë e Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Bosnje Hercegovina i kanë bërë thirrje BE dhe NATO-s të rrisin angazhimin në rajon,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se është në interesin e Federatës Ruse që të ketë terrene të reja beteje sepse nuk duan të kthehen në paqe.

Kryeministri Kurti ka thënë  për The Guardin se sa më gjatë të zgjasë lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë shanset e përhapjes në Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo sepse është në interesin e Federatës Ruse që të ketë terrene të reja beteje. Gjithashtu kurti u ndal në pjesën që Putini dëshiron që shteti i Kosovës të dështojë për të treguar se suksesi i NATO-s ishte i përkohshëm, ashtu si në Irak dhe Afganistan.

Deklaratat e tyre erdhën pasi ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, filloi një turne në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, duke thënë se ajo ishte e vendosur të dërgonte një mesazh se Europa nuk do ta linte rajonin të binte nën ndikimin e Rusisë.

Kosova po aplikon edhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga i cili Rusia po jep dorëheqjen. Kurti dhe Osmani, anëtarë të partive të ndryshme, por partnerë në qeveri, përballen me një pengesë të veçantë, pasi katër vende të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Šefik Džaferovic, anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, paralajmëroi se vendi i tij ishte veçanërisht i cenueshëm ndaj ndërhyrjes ruse, pasi Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës që ka lidhje të ngushta me Kremlinin, po kërcënon të tëhiqet.

“Dodik po përpiqet të përfitojë nga fakti që vëmendja e perëndimit është e përqendruar te Ukraina. Ai inkurajohet në sjelljen e tij nga Rusia, e cila është gjithmonë e prirur të tregojë se mund të destabilizojë nënshtresën e butë të BE-së dhe NATO-s. Qeveritë perëndimore duhet ta konsiderojnë këtë shumë më seriozisht dhe të angazhohen më aktivisht dhe fuqishëm në Bosnje- Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin. Këto janë ditë të zeza për Evropën dhe mbarë botën. Jemi dëshmitarë të diçkaje që është e tmerrshme. Ne pamë një tmerr të ngjashëm këtu në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1990,” – tha Šefik Džaferovic.

Serbia është një ndër shumë pak vende që mbështesin Rusinë pas pushtimit të Ukrainës. Serbia ka lidhje të ngushta kulturore dhe politike me Rusinë. Në fillim të këtij muaji, mijëra serbë valëvitën flamujt rusë dhe fotografitë e Putinit në një demonstratë pro-Moskës pas pushtimit të Ukrainës. Vuçiq ka theksuar vazhdimisht se vendi abstenoi në votimin kyç të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në vend që të mbështeste Rusinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments