Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë akuzat ruse për zhvillim të paligjshëm të armëve kimike në Ukrainë.
Këtë javë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën se ka laboratorë të armëve kimike dhe biologjike të mbështetura nga SHBA. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki i quajti pretendimet e Rusisë “të pakuptimta” dhe tha se mund të jetë një përpjekje e Rusisë për të hedhur bazat për përdorimin e saj të armëve të tilla të shkatërrimit në masë kundër Ukrainës.