Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Qeveria ka miratuar gjithsej 26 masa dhe rekomandime për ballafaqim me krizën ekonomike, përcjell TV21. Në mesin e masave është edhe heqja e TVSH-së për produktet bazë të ushqimit.
Ulje të TVSH-së për produktet bazë nga 5 në 0 për qind. (bukë, sheqer, miell tip 400, vaj për ushqim, qumësht, mish i freskët, oriz dhe vezë”, tha Kovaçevski.
Kryministri Kovapevski gjithashtu njoftoi se do të ngrihen marzhat për produktet bazë të ushqimeve.
“Me këtë masë ndalojmë krijimin e profitit jashtë normales, ndërsa do të ndikohet edhe në zbutjen e ndikimit të tronditjen së çmimeve në mbrojtjen e kategorive të produkteve ushqimore”, tha mes tjerash Kovaçevski duke shtuar se gjithashtu do të hiqen tatimet doganore për importin e produkteve bazë ushqimore, nga të gjitha vendet.