Pavarësisht se trupat ruse kanë hyrë në qytetet e Ukrainës dhe një numër i madh qytetarësh kërkojnë dhe dërgojnë mesazhe paqeje, nga Ambasada ruse në Shkup ka mbërritur një mesazh shqetësimi për nivelin e lartë të rusofobisë.
Ajo përktheu dhe publikoi tweet-in e MPR-së ruse, të botuar më 5 mars.
Привлекуваме внимание на невиденото ниво на русофобија забележано во голем број странски земји во позадина на специјалната воена операција во Украина.
❗ Предупредуваме дека сите вакви инциденти се внимателно евидентирани. https://t.co/cH7eq9oOZg
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) March 5, 2022
Ne tërheqim vëmendjen për nivelin e paprecedentë të rusofobisë që vërehet në një numër të madh vendesh të huaja në sfondin e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Paralajmërojmë se të gjitha incidentet e tilla janë regjistruar me kujdes”, thuhet në njoftimin në profilin zyrtar në Twitter të Ambasadës Ruse në Shkup.përcjell Brif.mk
Rusia ka bllokuar rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter për qytetarët e saj në kërkim të Prokurorisë së tyre.
Sipas rregullatorit rus të komunikimit, Roskomnadzor, Facebook u bllokua në përgjigje të kufizimeve në aksesin e mediave ruse në këtë platformë, dhe më pas u bllokua Twitter.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme tha se ky njoftim në Twitter është kërcënim për të gjitha vendet që mbështesin Ukrainën, përfshirë edhe ne, dhe sot do të vendoset se si do të reagojë MPJ e Maqedonisë. .