Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka përditësuar shifrat për viktimat e pushtimit rus të Ukrainës.
Të paktën 364 civilë, përfshirë 25 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ruse më 24 shkurt. 759 civilë u plagosën, tha OKB.
Forcat ruse kanë plagosur pesë persona gjatë një proteste në jug të Ukrainës
Por shifrat reale janë “me shumë mundësi shumë të larta”.
“Shumica e viktimave civile u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese, duke përfshirë artilerinë, raketat me shumë tyta, raketa dhe sulme ajrore,” tha OKB në një deklaratë.