1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaApeli i Papës: Të ndalen sulmet ndaj Ukrainës, palët të negociojnë

Apeli i Papës: Të ndalen sulmet ndaj Ukrainës, palët të negociojnë

Papa Françesku ka bërë thirrje që të ndalen sulmet në Ukrainë dhe të sigurohen korridoret humanitare për personat që evakuohen.

“Bëj apel që të krijohen korridorë të sigurt humanitarë dhe të lehtësohet dërgesa e ndihmave në zonat e pushtuara nga bombat dhe frika. Falenderoj të gjithë ata që po hapin dyert për refugjatët. Mbi të gjitha, lutem që të ndalen sulmet e armatosura në Ukrainë dhe që palët të ulen në bisedime”, deklaroi Ati i Shenjtë.

“Viktimat shtohen gjithmonë e më shumë, ashtu si edhe personat që po largohen nga vendi i tyre”, shtoi Papa Françesku.

Sipas tij, Selia e Shenjtë është e gatshme të bëjë çdo gjë për t’u vënë në shërbim të paqes: “Këto ditë, në Ukrainë kanë shkuar dy kardinalë për të ndihmuar popullin”.
Ka shkuar në mbi 1.5 milionë numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre në 10-ditëshin e fundit, që kur Putini sulmoi vendin e tyre.

Konfirmimi erdhi nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, sipas të cilit kjo është kriza më e madhe në rritje e refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments