Ministri i Jashtëm i Kinës i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken se Pekini është kundër çdo lëvizje që i “hedh benzinë zjarrit” në Ukrainë.
Wang Yi inkurajoi negociata direkte mes Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut dhe negociatave. Kjo ishte telefonata e dytë mes dy zyrtarëve në dy javë.Kriza përbën një sfidë të madhe për Kinën, e cila deri më tani as nuk e ka dënuar, as mbështetur sulmin e Rusisë. Teksa Pekini nuk dëshiron të shihet si mbështetës i një lufte një Europë, ai kërkon gjithashtu të forcojë lidhjet ushtarake dhe strategjike me Moskën.Sipas asaj që raporton BBC, Wang i bëri gjithashtu bëri thirrje SHBA, NATO-s dhe Bashkimi Europian të mbajnë “bisedime të drejta” me Rusinë dhe të pranojnë shqetësimet e Moskës për sigurinë në lidhje me zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut./tvklan.al