Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar sot në telefon me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, të cilit i ka thënë se Rusia do ta ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina ndalon luftimet dhe kërkesat e Moskës përmbushen.
Kremlini zyrtar me një njoftim ka bërë të ditur se Putin ka theksuar se situata po shkon sipas planit.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin thotë se shpreson që negociatorët ukrainas do të kenë një qasje më konstruktive.
Ndërsa, nga zyra e Erdogan thanë se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim të përgjithshëm urgjent, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.