-1.3 C
Tetovo
E enjte, 16 Janar, 2025
BallinaLajmePutin: Ndalimi i fluturimeve mbi Ukrainë, shpallje lufte Rusisë

Putin: Ndalimi i fluturimeve mbi Ukrainë, shpallje lufte Rusisë

Zelensky kërkon sërish mbylljen e hapësirës ajrore

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vijon të përsërisë kërkesën për vendosjen e një zone ndalim fluturimi nga NATO. E bëri këtë edhe një bisedë të gjatë me rreth 50 senatorë amerikanë. Por një përgjigje e ashpër ka ardhur nga Moska ku presidenti rus Vladimir Putin tha se ndalimi i fluturimeve do të konsiderohej shpallje lufte.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend. Kjo do të kishte pasoja kolosale dhe katastrofike jo vetëm për Evropën, por edhe për të gjithë botën”.

Në një takim me stjuardesa me rastin e ditës së gruas, Putin tha se edhe sanksionet perëndimore ndaj vendit të tij janë të ngjashme me një akt lufte. Putin hodhi poshtë zërat se Moska planifikon të shpallë gjendjen ushtarake.

Ai tha se duhet të mbrojë rusisht-folësit në lindje të Ukrainës dhe se dëshiron që ky vend të “ç’militarizohet”, “denazifikohet” dhe të ketë status neutral. Më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Ukrainën se kërkon të nxisë një luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Por homologu i tij Dimitri Kuleba tha se NATO u përkul përballë presionit rus.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments