9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës/ Shtegu i biçikletave dhe kontratat për 800 persona nga...

Komuna e Tetovës/ Shtegu i biçikletave dhe kontratat për 800 persona nga qeverisja e kaluar përfundojnë në Prokurori

Komuna e Tetovës ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Tetovë lëndët për të cilat dyshojnë për keqpërdorime nga përbërja e kaluar e pushtetit local, shkruan Alsat.

Nga Prokuroria e Tetovës nuk japin detaje. Lënda e parë është shtegu i famshëm i biçikletave si dhe kontratat e rreth 800 personave të cilët kanë marrë pagë nga Komuna.

Kreu i Këshillit komunal Besar Durmishi paralajmëroi se në procedim janë edhe disa hulumtime që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve.

Sektori juridik i ka dërguar gjitha paditë ndaj ish kryetares, dhe i ka drejtuar lëndët në prokurori. Normalisht që vazhdojnë hetimet tjera. Rrugët apo projektet që janë të hapura, kemi bë një grup ekspertësh që investigojnë nëse janë realizimet e njëjta me kontratat në terren”, tha Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës thonë se hetime po zhvillohen edhe për borxhin e krijuar nga ndërmarrjet publike të Tetovës, por edhe nga shkollat.

Javë më parë, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se, paralelisht me hetimet për atë se si u krijua borxhi publik, po punohet edhe në drejtim të zvogëlimit të këtij borxhi. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments