4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeImami Bekir Halimi: Shqiptarët të mos përzihen në konfliktin Rusi-Ukrainë, ”çeçenët” janë...

Imami Bekir Halimi: Shqiptarët të mos përzihen në konfliktin Rusi-Ukrainë, ”çeçenët” janë mercenarë, jo shehidë!

A duhet teologët dhe hoxhallarët të flasin për çështjen Rusi-Ukrainë nëpër ligjëratat e tyre, a janë dëshmorëçeçenët të cilët janë myslimanë nëse vdesin në front dhe a duhet që shqiptarët të përfshihen vullnetarisht në konfliktin ruso-ukrainas, ishin pyetje për të cilat indeks.mk kërkoi përgjigje nga imami i njohur, Bekir Halimi.

Ai ka thënë se me ose pa dëshirë, imamët duhet të flasin për agresionin, sepse, siç thotë,“bota tashmë ka ndryshuar dhe është bërë një fshat i vogël dhe medoemos duhet të përfshihen”. Ai nënvizon më tutje se hoxhallarët duhet të përfshihen për t’i sqaruar çështjet, sepse vetë xhemati ua kërkon një gjë të tillë.

Imami foli edhe për përfshirjen e mundshme të shqiptarëve në mënyrë vullnetare në konfliktin në Ukrainë.

Tha se Ukraina është shtet i madh dhe nuk ka nevojë për ndihma fizike, dhe për këtë duhet të merren shembuj shtetet evropiane, të cilat nuk kanë dërguar forca fizike në Ukrainë, por kanë dërguar mjete ushtarake, armë e gjëra tjera.

Sa u përket ushtarëve çeçenë, që marrin pjesë në ushtrinë okupuese ruse, imami Bekir Halimi thotë se ata janë mercenarënë, në shërbim të agresorit dhe se “vdekja” e tyre në atë front, assesi nuk mund t’i bëjë ata shehidë vetëm pse janë myslimanë. /indeks.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments