Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë hetimore për Besmira Ejupin e cila u propozua si Konsull i Përgjithshëm në Nju Jork. Mirëpo një gjë e tillë u demantua nga Miinistri i Punëve të Jashtme.
Pas disa informacioneve të publikuara dje se Besmira Ejupit , i janë realizuar 39 transaksione nga ana e shfrytëzuesve buxhetorë, edhe atë nga Avokati i Shtetit, Komuna Saraj, Komuna Çair, Komuna Petrovec, Komuna Bërvenicë.
Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta Fokus përmes bazës “Finansa të hapura” Ejupi në periudhën prej më pak se një vit ka fituar mjete buxhetore prej gati 12 mijë euro përmes 39 transaksioneve./KlanMacedonia/