Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se forcat ruse duhet të ndalojnë menjëherë sulmin ndaj centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporozhye dhe se veprimet e Putinit tani kërcënojnë sigurinë e të gjithë Evropës.
Johnson foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për situatën në termocentralin Zaporozhye, i cili ndodhet në juglindje të vendit, raportoi Reuters.
“Kryeministri tha se veprimet e pamatura të Putinit tani mund të jenë një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha Downing Street në një deklaratë.