9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPër Rusinë, zjarri në termocentralin bërthamor Zaporozhye, është provokim nga Kievi, Kina...

Për Rusinë, zjarri në termocentralin bërthamor Zaporozhye, është provokim nga Kievi, Kina u bëri thirrje të gjitha palëve të garantojnë sigurinë

Pas bllokimit të termocentralit bërthamor pranë qytetit Energodar në Ukrainë dhe sipas lajmeve se aty ka pasur granatime dhe zjarr, ka njoftuar edhe Ministria e Mbrojtjes ruse.

Zjarri në termocentralin bërthamor Zaporozhye është rezultat i një provokimi të Kievit, i cili po përpiqet të akuzojë Rusinë për krijimin e pikave të nxehta të ndotjes radioaktive, njoftoi Ministria ruse.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi rusët për granatimin e qëllimshëm të gjashtë reaktorëve në termocentral duke përdorur tanke të imazhit termik.

Në lidhje me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të garantojnë sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës.

“Ne do të monitorojmë situatën dhe do t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të shmangin përshkallëzimin dhe të garantojnë sigurinë e objekteve bërthamore”, tha një zëdhënës i Ministrisë Kineze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments