Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi sot Veracruz në Meksikë, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Alarmet e paralajmërimit të tërmetit u aktivizuan shkurtimisht në të gjithë kryeqytetin, Mexico City, dhe lëkundjet u ndjenë gjithashtu në shtetin e afërt të Tlaxcala, raportoi reuters.
Konferenca e rregullt e mëngjesit për shtyp e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador u ndërpre për një kohë të shkurtër.
Obrador tha se nuk ka raportime për viktima të mundshme, e as për dëme materiale.
Kryetarja e qytetit të Meksikos, Claudia Scheinbaum, tha se njerëzit u evakuuan nga disa ndërtesa në kryeqytet në përputhje me protokollin dhe se metroja filloi të funksionojë përsëri.
BREAKING: Mexico hit by 5.7-magnitude earthquake https://t.co/mOeo6UN36r
— The Independent (@Independent) March 3, 2022