8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSkenarët: 5 mënyra se si mund të mbarojë lufta në Ukrainë.Nga një...

Skenarët: 5 mënyra se si mund të mbarojë lufta në Ukrainë.Nga një luftë e tejzgjatur deri tek rrëzimi i Putinit

Prej më shumë se një jave bota është tronditur nga ajo se çfarë po ndodh në Ukrainë, e ndërsa pritet me ankth përfundimi i luftës së nisur prej Vladimir Putin, analistët flasin për 5 skenarë se si mund të përfundojë lufta.

Skenari i parë, thotë BBC, është ai i një luftë të shkurtër , ku Putin bombardon masivisht me raketa Ukrainën, mijëra civilë vdesin, ndërsa presidenti Zelenski vritet ose arratiset nga vendi, e pas kësaj Rusia vendos një qeveri kukull, kështu Ukraina i bashkohet Bjellorusisë si një shtet klient i Moskës.

Skenari i dytë, lufta e gjatë. Forcat ruse ngecin, pengohen nga morali i ulët, logjistika e dobët dhe lidershipi i paaftë. Në këtë mënyrë u duhet më shumë kohë për të marrë qytete si Kievi. Dhe më pas, ndoshta pas shumë vitesh, me një udhëheqje të re në Moskë, forcat ruse përfundimisht largohen nga Ukraina.

Skenari i tretë. Lufta evropiane. Putin mund të kërkojë të rimarrë më shumë pjesë të ish-perandorisë ruse duke dërguar trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose ai mund të kërcënojë se do të dërgojë trupa në shtetet baltike – të cilat janë anëtarë të NATO-s – si Lituania, për të krijuar një korridor tokësor me enklavën bregdetare ruse të Kaliningradit. Kjo do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të rrezikonte një luftë me NATO-n. Sipas nenit 5 të statutit të aleancës ushtarake, një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.

Skenari i katërt, një zgjidhje diplomatike. Diplomatët thonë se është e rëndësishme që udhëheqësi rus të dijë se çfarë do të duhej që sanksionet perëndimore të hiqen, në mënyrë që të ketë një marrëveshje.Një mundësi do ishte ajo që ukraina pranon sovranitetin rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit. Nga ana tjetër, Putin pranon pavarësinë e Ukrainës dhe të drejtën e saj për të thelluar lidhjet me Evropën. Kjo mund të mos duket e mundshme, por nuk është përtej sferës së besueshmërisë.

Dhe skenari i fundit , Putin rrëzohet! Mijëra ushtarë rusë vdesin nga lufta, ndërsa sanksionet ekonomike mbysin Rusinë dhe Putin humbet mbështetjen popullore. Në fund anëtarë të elitës ushtarake, politike dhe ekonomike të Rusisë kthehen kundër tij duke i dhënë fund qeverisjes së tij.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments