1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHalil Snopçe deputet i ASH : Antishqiptari Lubomir Frçkovski, ambasador në OKB...

Halil Snopçe deputet i ASH : Antishqiptari Lubomir Frçkovski, ambasador në OKB me propozim të Bujar Osmanit (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, (ASH) Halil Snopçe, e ka quajtur skandaloz vendimin e presidentit Stevo Pendarovski, për dekretimin e Lubomir Frçkovskit për ambasador të RMV-së, në OKB. Megjithatë, deputeti opozitar thotë se propozimi, është bërë nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Jo vetëm nga ana e presidentit Pendarovski. Presidenti e ka emëruar por propozimi ka ardhur nga ana e Bujar Osmanit, ministrit të punëve të jashtme, ai e propozoi që të jetë ambasador në SHBA. SHBA-ja e refuzoi dhe në momentin që e refuzon shteti më i fuqishëm ne botë, po i njejti ministër i punëve të jashtme propozon që të jetë ambasador në OKB, në një momentum shumë delikat kur OKB-ja kanë një rol shumë të rëndësishëm për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Polarizohet e gjithë bota, ne e dimë kush kanë ngelur aleatët e Rusisë dhe ne propozojmë pikërisht këtë person i cili është non grata për SHBA-të të jetë ambasador në OKB, që për SHBA-në luan një rol shumë të rëndësishëm. Këtu edhe ministri i punëve të jashtme nuk duhet të anashkalohet, propozimi i atij ka qenë. Ky është një vendim skandaloz i presidentit Pendarovski, i cili e anashkalon edhe trupin punues në Kuvend që është Komisioni për Punë të Jashtme. Ku është fshehësia nuk e dimë, në momentumin ku vetëm Sërbia është aleate me Bjellorusinë dhe Rusinë për shkak të agresionit të Ukrainës, ne e propozojmë një person non grata në OKB. Mos të flasim se sa anti-shqiptar ka qenë ky person. Në momentin kur ka qenë ministër i punëve të brendshme, ky ka zhvilluar përgjime njësoj si Gruevski. Në momentin kur ka qenë ministër ky ka qenë autori i “Bit Pazarit” dhe autori i rastit të “aferës së armëve”. Ky është personi që në vitin 2017 marrëveshjen partive politike shqiptare e quajti marrëveshje “m…” më falni për shprehjen, ky është personi që gjatë konfliktit thonte që shqiptarët duhet të dëbohen përtej Adriatikut, ky është personi i cili na quante edhe “pleme”. Po ashtu ky është personi i cili edhe për Kosovën në një intervistë ka thënë “Vuko jebina”. Pra ky është një person totalisht anti-shqiptar, ka shumë afera dhe me çfarë qasje dhe me çfarë logjike propozohet pikërisht ky person në OKB është e patolerueshme. Po ashtu ky person mori guximin kur u shpall nongrata nga SHBA-ja të akuzon ish sekretarin shtetëror dhe ambasadorin e Amerikës z.Riker se e kanë bërë për setën e tyre personale. A është serioze që ne të çelim front me Amerikën që e shpallë non-grata. E propozojmë për ambasador në OKB me propozim nga ministri Bujar Osmani dhe e dekreton tani duke anashkaluar trupat punuese të Kuvendit presidenti Pendarovski, në momentin kur është në eskalim konflikti apo agresioni rus ndaj Ukrainës. I bëj ftesë ministrit Osmani edhe gjithë BDI-së, ta ndalin këtë proces sepse propozojmë një njeri shumë të rrezikshëm pikërisht në momentumin në fjalë”, tha Snopçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments