7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE/Është absurde që Kovaçevski t'i japë garanci Bullgarisë dhe të mos i...

VMRO-DPMNE/Është absurde që Kovaçevski t’i japë garanci Bullgarisë dhe të mos i japë garanci popullit të tij.

LSDM-ja dhe Kovaçevski heshtin dhe me këtë refuzojnë propozimet e VMRO-DPMNE-së për ndërtimin e bashkimit kombëtar. LSDM-ja fillimisht refuzoi të votojë Deklaratën për personazhin dhe veprën e Goce Dellçevit në vitin e 150-vjetorit të lindjes së tij, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Andaj shtojnë se tani, edhe më simptomatikisht, LSDM dhe Kovaçevski refuzojnë të japin garanci me shkrim për identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase.

  • Kovaçevski duhet t’i pranojë këto garanci dhe t’ia japë fillimisht popullit të tij, e pastaj t’i përfaqësojë dhe mbrojë para Brukselit dhe Bullgarisë. Është vërtet absurde që Kovaçevski t’i japë garanci Petkovit dhe Bullgarisë, pa i dhënë garanci popullit të tij. Garancitë e tilla jo vetëm që do të jenë shprehje e bashkimit kombëtar dhe forcimit të pozitave shtetërore, por në të njëjtën kohë do të jenë garanci se Maqedonia nuk do të ndalet në rrugën e saj evropiane me pengesa absurde, theksojnë ata.

Partia thekson se heshtja e LSDM-së dhe Kovaçevskit tregon se ata janë të gatshëm për një treg që do të çojë në depersonalizim të identitetit.

“Nëse Kovaçevski tani pranon qëndrimet negative të Sofjes që të bëhet pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë, atëherë kjo do të thotë një derë e hapur për shitjen e identitetit”, theksoi VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments