Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka konfirmuar se do t’i jepet ndihmë ushtarake Ukrainës nga BE.
Ai ka thënë se përveç armëve, municioneve, Ukraina do të përfitojë edhe aeroplanë ushtarakë.
Kjo, sipas tij do të përfshihet në paketën 450 milionë dollarëshe me ndihma ushtarake nga BE për Ukrainën.
Raportohet se është hera e parë që BE ndan direkt ndihma ushtarake dhe do të blejë mjete ushtarake për një shtet që është në luftë.