6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSuedia do të dërgojë armë në Ukrainë

Suedia do të dërgojë armë në Ukrainë

Suedia ka njoftuar se do të dërgojë pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera në Ukrainë.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha se kjo është hera e parë që Suedia do të dërgojë armë në një vend në konflikt që nga pushtimi sovjetik i Finlandës në 1939.

Ajo tha se dërgesat do të përfshinin 5,000 lëshues antitank me përdorim të vetëm, 5,000 copë parzmore dhe 5,000 helmeta, si dhe 135,000 pako racioni.

“Përfundimi im është tani se siguria jonë shërbehet më së miri nga ne që mbështesim aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër Rusisë,” tha Andersson.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments