Ushtria ruse mund të shkatërrojë automjetet që do të transportojnë ndihmën vdekjeprurëse në Ukrainë nga Perëndimi, pasi ajo të kalojë kufirin, tha Andrei Klimov, kreu i Komisionit për Mbrojtjen e Sovranitetit Shtetëror të Këshillit të Federatës Ruse, transmeton Ukrinform.
Sipas këtij senatori rus, pasi automjete të tilla perëndimore do të kalojnë në territorin ukrainas, ku Rusia po kryen “çmilitarizimin”, ato mund të bëhen objektiv i sulmeve të sakta kirurgjikale.
Ka katër ditë që Rusia ka nisur luftën e saj agresive kundër Ukrainës, duke pushtuar vendin nga drejtime të ndryshme.