Vullnetarët e parë kroatë po nisen për në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase, transmeton Dnevnik.hr. Ai u citua nga reporteri kroat Ivan Čorkalo, i cili e postoi këtë në Twitter.
“Një grup i madh vullnetarësh do t’i bashkohen ushtrisë ukrainase brenda pak ditësh. Ata kanë përvojë ushtarake dhe janë plot moral dhe dëshirë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase”, tha reporteri kroat Ivan Čorkalo.