Estonia, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar fqinjit baltik, Letonisë.
Kryeministrja e vendit, Kaja Kallas u kërkoi vendeve të tjera të BE-së të ndjekin të njëjtin shembull, përcjell lajmi.net.
Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Bullgaria gjithashtu kanë njoftuar kufizime për avionët rusë.
“Estonia po ndalon linjat ajrore ruse nga hapësira ajrore. Ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e saj.
#Estonia is banning Russian airlines from our airspace. We invite all EU countries to do the same. There is no place for planes of the agressor state in democratic skies. #StandWithUkraine
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 26, 2022