Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës në Ukrainë.
Përmes një shkrimi në Twitter, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimorë”.
“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shkroi Kurti.
The Russian invasion of Ukraine is a wake up call that the path of autocracy is war and destruction. We fully support #NATO & #EU in condemning Russia’s aggression and call for vigilance and soberness in the WB6 region.
Our eyes, ears, thoughts and prayers are with people of ??.— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2022