10.1 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaAnonymous i shpalli cyber luftë Putinit

Anonymous i shpalli cyber luftë Putinit

Faqet e Kremlinit dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë ende të paarritshme për shkak të sulmeve kibernetike.

Grupi i njohur i hakerëve Anonymous njoftoi se ka nisur sulmet në faqet e qeverisë ruse, duke përfshirë disa faqe mediatike, si dhe disa ofrues të internetit. Në një nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale, Anonymous deklaroi se ata hoqën faqen e informacionit të Rusisë sot në përgjigje të sulmit rus në Ukrainë. Ajo faqe ishte e disponueshme menjëherë pas kësaj. Ndonëse ky grup informal shënoi si objektiva parësore lokacionet e institucioneve shtetërore, ata theksuan se sektori privat por edhe vetë qytetarët do të pësojnë pashmangshëm dëme.

“Ne duam që populli rus të kuptojë se ne e dimë se është e vështirë që zëri i tyre kundër diktaturës dhe represionit të dëgjohet, por ne duam vetëm paqe. “Ndërsa sulmet ndaj ISP-ve tuaja vazhdojnë, duam që ju të dini se i gjithë aksioni është i drejtuar kundër qeverisë ruse dhe presidentit Putin”, u publikua në një nga llogaritë e Twitter të Anonymous, e cila ka më shumë se gjashtë milionë ndjekës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments